Vjelësit e Prespës kanë mbaruar mbledhjen e mollave mirëpo këtë vit nuk ju është përshtatur as koha as shitja, ngricat e pranverës shkatëruan 2700 hektarë dhe prodhimi u përgjismua, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ngricat e pranverës kanë asgjësuar prodhimin e mollave në Resnjë. Nga 125 000 ton mesatarisht për vjet, këtë vit pritet të mblidhen 50 000 ton.
Që nga fillimi i vjeljes, pemëtarët nuk janë në dijeni se sa do të jetë shitja dhe çmimi.
Pemëtarët kanë shpresë se fati i tyre do të ndryshojë gjatë 10 ditëve të ardhëshme dhe do të ketë kërkesa më të mëdha për molla, sidomos për eksport dhe çmim më të madh për kilogram./Telegrafi/