Sot duke filluar nga ora 14:00 mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.
Kjo pasi mbledhja e Kryesisë e paraparë të mbahej pasditen e djeshme, u shty për sot në mungesë të kuorumit.
Shefat e Grupeve parlamentare do të takohen për ta caktuar seancën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës për miratimin e Ligjit të Buxhetit për vitin 2018, si dhe për fjalimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që është traditë ta mbajë në çdo fund vit në Parlamentin e Kosovës.
Në mbledhjen e djeshme kanë munguar kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, nënkryetari Kujtim Shala, nënkryetarja Aida Dërguti, si dhe anëtari i kryesisë, Galuk Konjufca.
Foto: Arkiv