Site icon Telegrafi

Mbledhja e dy qeverive shqiptare, Nishani: Rama po rreshtohet nën skenarin serb të copëtimit të trojeve të Kosovës

Ish-presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, ka komentuar takimin e dy qeverive, atë të Kosovës dhe Shqipërisë në Tiranë.

Përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se prej të gjitha mbledhjeve të përbashkëta dhe marrëveshjeve të nënshkruara, asnjë prej tyre nuk është implementuar.

“Gjashtë mbledhje të përbashkëta midis qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës. A mund të thotë dikush 1(një) qoftë edhe 1 (një) produkt të arritur apo të prekur nga shqiptarët këndej dhe andej kufirit pas gjithë këtyre mbledhjeve ??!! Jo 6 (gjashtë) por 1(një) veç 1 (një). Asgjë ! 0 (zero) me bisht”, ka thënë ai.

Lexo po ashtu 13 marrëveshjet që u nënshkruan sot mes Kosovës dhe Shqipërisë

“Ah po, traun e taksës në Rrugën e Kombit nga qeveria e rilindësve në Shqipëri! Natyrisht asgjë për tu çuditur”, shkruan tutje.

Nishani ka hedhur akuza ndaj Ramës duke thënë se një qeveri shqiptare që rreshtohet nën skenarin serb të copëtimit të trojeve të Kosovës nuk e ka për hiç gjë, të ringrejë barriera komunikimi midis shqiptarëve.

“Maskat janë çjerrë, tradhtarët e kombit janë mbi ujë si tapa të kalbura”, ka shkruar Nishani, njofton Telegrafi.

Exit mobile version