Lojtari i Romës, Riccardo Calafiori ka qenë cak i një goditje të fuqishme me top në trup nga një ‘mbledhës i topave’ i Ajaxit në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Evropës.
Roma mori një fitore të madhe me rezultat 2-1 në udhëtim te Ajaxi të enjten mbrëma në takimin e parë të çerekfinales në garën e dytë ekipore evropiane.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Devy Klaasen për vendasit, ndërsa për mysafirët shënuan Lorenzo Pellegrini dhe Roger Ibanez.
Megjithatë, jo gjithçka shkoi në rregull deri në fund të ndeshjes, pasi në minutat e fundit ndodhi një gjë e pazakontë.
Cak i ‘sulmit’ ishte mbrojtësi i ri 18-vjeçar i Romës, Calafiori, përcjell Telegrafi.
Massive win in Amsterdam tonight for Roma but hard to talk about anything else than this Ajax ballboy, who didn’t take too kindly to La Lupa’s second half comeback. 😂 #ASRoma #UELpic.twitter.com/IhdcxMwmos
— Owen Diana (@forkicksblog) April 8, 2021
Calafiori në tentativë për të vonuar ndeshjen dhe për të humbur minuta në një rivënie anësore, u godit fuqishëm me top në gjoks nga një ‘mbledhës i topave’.
Djaloshi i ri jashtë vijave të fushës pa u menduar fare hodhi topin në drejtim të lojtarit të Romës, i cili pas goditjes mbeti i shtangur dhe kërkonte arsye në drejtim të djaloshit për goditjen me top.
Thjesht për t’i bërë gjërat më keq për Calafiorin, gjyqtari i dha atij një karton të verdhë për humbjen e kohës, por në fund italiani ishte ai që qeshi dhe u gëzua, pasi ekipi i tij mori një fitore të madhe e cila e afron shumë afër gjysmëfinales. /Telegrafi/
Proper drama 👸🏻 Fair play to the kid.
Bound 4 Da Reload #Ballboy ❌❌❌#Oxide #Neutrino #Kitkingdom #Ajax pic.twitter.com/l3E4RVx7Rh— 👑 Kitkingdom (@Kitkingdom83) April 8, 2021
https://twitter.com/TheReds_Indo/status/1380427093339611139