Një video shokuese po qarkullon në internet, ku shfaqet momenti kur një grua rrihet brutalisht duke u goditur me shqelma në kokë nga bashkëshortja e dashnorit të saj, e cila me sa duket kishte vendosur t’i japë leksion në mënyrë që herën tjetër mos ta bëjë gabimin e njëjtë.
Dashnorja e burrit të martuar ishte rrethuar nga një grup grash në një rrugë tejet të frekuentuar, ku në mesin e atyre grave ishte edhe bashkëshortja e dashnorit të saj, transmeton Telegrafi.
Në ato momente ato kishin filluar ta rrahin brutalisht, sa që i kishin shqyer rrobat që i kishte pasur në trup, por kur ia panë një tatuazh në trup që njërën pjesë e kishte vizatuar ajo kurse tjetrën e kishte dashnori i saj, ato për pak sa nuk e mbytën.
Në videon e publikuar në internet, gruaja e nervozuar dëgjohet duke bërtitur: “A do të guxosh sërish ta joshësh. Oh ti paske edhe tatuazh të ngjashëm me të burrit tim”.
Por në momentet e fundit ajo i shpëtoi më të keqes, kur disa kalimtarë të rastit ndërhynë për të ftohur gjakrat, kurse kjo ngjarje e tmerrshme raportohet se ka ndodhur në Kinë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=FNu3rEKR6pE