Telegrafi

Mbjellje pranverore në Gazi Babë

Qyteti i Shkupit sot do të mbjellë drunj në komunën e Gazi Babës në kuadër të aksionit pranveror, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Drunjtë do të mbillen te fusha e lojës pas Fakultetit matematiko-natyror, kurse në mbjellje do të marrë pjesë edhe kryetari i Bashkisë së Shkupit, Koce Trajanovski, njofton AIM. /Telegrafi/