“Gorica” në Berat po ndryshon pamje, pas ka nisur restaurimi i shtëpive në këtë lagje muzeale.
Restaurimet e shtëpive me arkitekturë të veçantë, po nxjerrin në dritë mbishkrime të hershme.
Në shtëpinë Bullari është gjetur një mbishkrim i vitit 1856. Restauratori thotë se mbishkrimi tregon se objekti i është nënshtruar rikonstruksionit në atë kohe.
“Kemi datën dhe vitin e rikonstruksionit të fundit që i është bërë banesës. Mund të ketë qenë tërmet. Gojëdhëna janë”, tha ai.
Drejtori i monumenteve të kulturës në Berat, Eugen Kallfani, tregoi detaje të punës në këtë monument kulture të kategorisë së parë.
Një tjetër objekt i rëndësishëm që është restauruar është banesa e Buzho Fillerit, ku është zbuluar një ornament i shekullit XIX. /Report TV/