Site icon Telegrafi

Mbipopullohen burgjet në Shqipëri, këtë vit mbi 500 të burgosur më shumë se vitin e kaluar

Burgjet në Shqipëri janë mbipopulluar.

Teksa ishte në komisionin parlamentar të Sigurisë, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, dhe drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, Admir Abrija, thanë se këtë vit janë mbi 500 të dënuar më shumë se viti i shkuar.

“Amnistia penale është dosmosdoshmëri për uljen e mbipopullimit në burgje. Kemi mbipopullim,” u shpreh ministri Manja.

Ndërsa z. Abrija shtoji se ka një “shtesë më mbi 500 të burgosur nga viti i shkuar në këtë vit. Rritje me 10% dhe duam më shumë lekë për t’i ushqyer.”

Z. Manja dhe drejtori i përgjithshëm i Burgjeve ngritën problemin e akomodimit të personave me probleme të shëndetit mendor.

“Kërkojmë zgjidhje urgjente për trajtimin e personave nën masë mjekësore. Ata duhet të trajtohen nga Ministria e Shëndetësisë. Numri vjen në rritje, gjykatat nuk bëjnë riekspertim,” deklaroi ministri Manja.

“3.136 të paraburgosur, 2.167 të dënuar, 456 pacientë me masë mjekësore në spitalet e burgjeve dhe Institutin e Shën-Kollit,” tha z. Abrija.

Sa i përket uniformave të punonjësve të policisë së burgjeve, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kërkon 576 milionë lekë shtesë për vijimësinë e kontratës së uniformave të policisë së burgjeve.

Pjesë e buxhetit të vitit të ardhshëm është edhe rritja e pagave në burgje, e cila nis më 1 prill./RTSH

Exit mobile version