Telegrafi

Mbipesha te fëmijët shqetëson Amerikën

Problemet me shëndetin, që shkakton ky fenomen, përfshijnë hipertension dhe tipin 2 të diabetit, i njohur më parë vetëm në shtresat me moshë madhore të popullsisë, të cilët vuajnë nga mbipesha.

Një grupim joqeveritar i sponsorizuar nga Instituti Kombëtar i Strukturave Moshore, ka paralajmëruar se ky mund të jetë dhe brezi i parë që regjistron një hark më të vogël kohor se prindërit e tyre.

Raporti i fëmijëve të cilët marrin pjesë në ushtrimet ditore në shkollat e mesme amerikane ka kapur shifrën nga 42% në 1991 në vetëm 28% në vitin 2004, sipas CDC. Ngrënia e hamburgerëve e ushqimeve të thata ka pësuar dukshëm rritje. Zyra e regjistrimeve të qeverisë amerikane zbuloi në vitin 2003, se 99% e shkollave të mesme e kolegjeve amerikane, tashmë shesin "snacks" dhe ushqime të tjera të gatshme, si dhe ofrojnë vaktin e drekës.

Në një përpjekje për të marrë në dorë menaxhimin e këtij problemi në nivel lokal, kongresi, në vitin 2004 kaloi një ligj-direktivë ndaj distrikteve shkollore që merrnin para nga programet nacionale për të krijuar politika të "wellness"-it nga fillimi i vitit shkollor 2006-‘07. Distriktet u këshilluan, le të themi, të arrinin standarde për ushqimin, aktivitetin fizik dhe edukimin me normat e mirëushqyerjes, e më pas të kujdeseshin për implementimin e këtyre direktivave.
Një vit pas afatit përfundimtar, rezultatet janë jo fort shpresëdhënëse. Distriktet shkollore planifikojnë të implementojnë një bllok prej pak paragrafësh që nuk shkon më shumë se 25 faqe. Disa shtete, siç janë Teksasi dhe Arkansasi, kanë vendosur standarde paraprake për distriktet shkollore nën juridiksionin e tyre, duke i detyruar shkollat të ndalojnë pijet e gazuara dhe ushqimet e thata, ndërsa kanë rritur nga ana tjetër ushtrimet fizike për nxënësit.

Të tjerë ofrojnë udhëzues me këshilla më shumë sesa urdhëresa, të cilat nuk mbartin reperkusione për nxënësit që nuk duan t‘u nënshtrohen këtyre rregullave. Dhe në disa zona të tjera, po tentohet që shkollat të ndërmarrin ndryshime të ngadalta. Në shtetin e Oregonit u kalua një ligj në qershor të këtij viti, ku parashikohej dhënia e një afati prej dhjetë vjetësh shkollave të këtij shteti për të arritur standardet e reja të edukimit fizik. /shqip/