Telegrafi

Mbipesha shton rrezikun për kancerin e veshkave

Në studim janë përfshirë 1.640 pacientë me moshë mesatare prej 62-vjeç.

Është vërtetuar se prirja për të zhvilluar kancerin e veshkës rritet 4% për çdo njësi shtesë të indeksit të masës trupore- BMI.

Shkencëtarët thonë se gjatë llogaritjes së rrezikut, kanë marrë parasysh edhe faktorë të tillë, si diabeti, hipertensioni dhe duhanpirja, që njëherit janë faktorë të rrezikut për kancerin e veshkave.

Sipas rezultateve të botuara në revistën BJUI, mbipesha dhe kanceri i veshkave kishin lidhshmëri më shumë te meshkujt. /Telegrafi/