Telegrafi

Mbipesha shkakton vdekje të hershme

Të dhënat e tyre thonë se mbipesha zakonisht paraqitet para se njerëzit të mbushin 20 vjet, dhe se shumica e meshkujve pas kësaj moshe kanë pak gjasa për t’u bërë obezë. Në hulumtim kanë marrë pjesë 5000 pjesëmarrës të moshës nga 20 deri në 80 vjet.

Hulumtimi ka treguar se çdo rritje e indeksit të masës trupore për një, kur ai është mbi 25 për një person, sjell 10% rritje të rrezikut të vdekjes së parakohshme. Indeksi i masës trupore në vlerën 25 llogaritet si kufi i sipërm i masës ideale trupore.

Shkencëtarët shtojnë se gjatë llogaritjes së rrezikut për vdekje të hershme, janë marrë parasysh edhe faktorët tjerë si duhanpirja, viti i lindjes dhe niveli i arsimimit të personave të hulumtuar. /Telegrafi/