Shkencëtarët nga Universiteti i Otagos kanë shpjeguar se funksioni i dobësuar respirator tek astmatikët është i lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me rritjen e indeksit të peshës trupore (BMI-raporti i gjatësisë dhe peshës trupore).
Studimi ka treguar po ashtu se te personat e trashë me astmë, spirometria e zakonshme nuk mund të vërtetojë çrregullimin e funksionit të mushkërive.
Në fund të shkrimit të tyre të botuar në revistën, “American Journal of Respiratory and Critical Care Medicine”, shkencëtarët shtojnë se personat e trashë me astmë kanë rrezik më të madh nga frymëmarrja e vështirësuar.