Këto rezultate bazohen në të dhënat e grumbulluara nga 129.000 nëna dhe 189.000 fëmijë në Suedi.
Sipas rezultateve, mbipesha te shtatzënat është e lidhur me 61 për qind të rrezikut për shfaqje të astmës te fëmijët e moshave, ndërmjet tetë dhe dhjetë vjet.
Ndërkaq, shtimi i lehtë në peshë te shtatzënat sjell 18 për qind rrezik më të madh të paraqitjes së astmës te fëmijët e tyre- pohojnë autorët.
Te këta fëmijë është vërejtur edhe prirja më e madhe për përdorimin e barnave, ndërsa hospitalizomi i tyre ka qenë më i shpeshtë për shkak të astmës. /Telegrafi/