Telegrafi

Mbipesha lidhet me mungesën e vitaminës B

Shkencëtarët nga Kolegji Universitar në Londër, për këtë studim, kanë shfrytëzuar të dhënat e mbledhura për nevojat e 21 studimeve të mëparshme, ku ishin përfshirë rreth 42.000 pjesëmarrës. Është parë se çdo rritje e indeksit të masës trupore për 10%, pasohet nga zvogëlimi i pranisë së vitaminës D për 4%.

Duke marrë parasysh se vitamina D ruhet në indin dhjamor, kërkuesit shkencorë besojnë se teprica e dhjamit në organizëm pengon qarkullimin e vitaminës D. Janë të shumta studimet paraprake që kanë treguar për rritjen e numrit të personave me mungesë të vitaminës D. /Telegrafi/