Telegrafi

Mbipesha dhe sëmundja Alzheimer

Në studimin e publikuar në revistën “Human Brain Mapping”, shkencëtarët kanë krahasuar trurin e personave me mbipeshë trupore dhe personave me peshë normale trupore.

Rezultatet kanë treguar se personat me mbipeshë kanë për 8% më pak ind trunor sesa personat me peshë normale.

Duke qenë se mungesa e indit trunor ndërlidhet me rrezikun më të madh për shfaqjen e sëmundjes Alzheimer, shkencëtarët kanë gjetur edhe një arsye më shumë që të mbahet pesha normale trupore.