Telegrafi

Mbipesha dhe kanceri i prostatës

Studimet e deritanishme në lidhje me ndikimin e mbipeshës në zhvillimin e kancerit të prostatës kanë qenë kontradiktore.

Por, rezultatet e reja të publikuara në revistën “Cancer Epidemiology, Biomarkers & Prevention”, kanë treguar se grumbullimi i kilogramëve te meshkujt e rritur me moshë të re, shton rrezikun për zhvillimin e kancerit të prostatës, edhe atë formës më agresive të kësaj sëmundjeje.

Të dhënat nga ky studim janë grumbulluar pas hulumtimeve te 84.000 pjesëmarrës të moshave të ndryshme.

Deri më tani, dihet se mbipesha paraqet faktor rreziku edhe për disa lloje tjera të kancerit, duke përfshirë kancerin e zorrës së trashë dhe kancerin e gjirit.