Telegrafi

Mbipesha dhe kanceri i pankreasit

Deri më tani është menduar se faktorët kryesorë për kancerin e pankreasit janë duhani dhe pankreatiti kronik, mirëpo autorët e studimit të ri pohojnë se ekziston një lidhshmëri ndërmjet mbipeshës dhe kancerit të pankreasit te femrat.

Studimi është realizuar nga instituti suedez, "Karolinska", gjatë të cilit janë përcjellë mbi 138.000 femra pas menopauzës, për një periudhë kohore prej shtatë vitesh.