Shoferi i paemëruar i një kamioni të vogël, e kishte tepruar me ngarkesën në rimorkio, andaj mjaftoi një pjerrtësi e vogël në rrugë, që të rrëzohet gjithçka.
Gjatë lëvizjes në Chachoengsao të Tajlandës, makina mbeti në dy rrotat e pasme dhe tërë sasia që ishte prapa u zbraz, transmeton Telegrafi.
Më se 100 trupa bambuje e mbushën rrugën menjëherë dhe shoferi u desh të ndaloi, për t’i ngarkuar sërish.
Për fat të mirë, në rrugë nuk ishte askush dhe nuk pati ndonjë lëndim në njerëz, apo dëmtim material. /Telegrafi/