Telegrafi

Mbindërtimi për Nokia N9

Mbindërtimi N9-tës do të ia sjell përkrahjen për Swype, i cili mundëson shkrimin më të shpejtë të tekstit, kontrollet për reproduktimin e muzikës në ekranin e celularit të mbyllur, si dhe menaxhimin më të avancuar të memories, që do të duhej të përfshinte multitaskingun. Do të përfshihet edhe anulimi i zhurmës së prapavijës gjatë bisedave, indikatorët e rinj në ekranin standby dhe mbyllja e aplikacioneve duke i ngrehur ato teposhtë.

Mbindërtimi do të plasohet valë-valë, e të gjithë celularët pritet ta marrin mbindërtimin së shpejti. /Telegrafi/