Telegrafi

Mbindërtimi i Google TV-së

Mbindërtimi do të jetë i bazuar në Android Honeycomb, e nga Google premtojnë ndërfaqen e shfrytëzuesve dukshëm më të thjeshtësuar. Gjithashtu theksohet se shfrytëzuesit më në fund do të kenë mundësinë të qasen në Android Market, e nga Google thonë edhe se fillimisht do të jenë në dispozicion 30 aplikacione të optimizuar për përdorimin në televizor. Është përmirësuar edhe kërkimi i cili tani në mënyrë shumë më të mirë filtron ofruesit e përmbajtjeve të cilët bllokojnë qasjen në Google TV si dhe mundëson kërkimin brenda kategorive të ndryshme.

Mbindërtimi qysh gjatë vikendit do të duhej të jetë i instaluar tek shfrytëzuesit e modeleve ekzistues të televizorëve të Sonyt, e së shpejti pas kësaj do të duhej të arrinte edhe mbindërtimi për pajisjet Revue të Logitech. /Telegrafi/