Telegrafi

“Mbinatyrale” – Big Basta dhe Vesa Luma me interpretim të shkëlqyer në natën e dytë të Festivalit të Këngës në RTSh

Foto: Screenshot/YouTube

Çifti i famshëm, Big Basta dhe Vesa Luma, rikthehen fuqishëm në Festivalin e Këngës në RTsh.

Ata kanë interpretuar në natën e dytë të mbrëmjes, duke sjell përplot emocione para një publiku të madh.

“Mbinatyrale” mban titullin kënga e tyre, e cila njëherësh ka kthyer ata pas një kohe të gjatë në skenë së bashku.

Foto: Screenshot/YouTube

Kompozitor i këtij projekti është Alban Kondi bashkë me Fabian Bashën.

Lexo po ashtu Nata e dytë e Festivalit të 62-të të Këngës në RTSh me përplot surpriza, performanca e të ftuar specialë

Artistja nga Kosova shkëlqeu me një fustan të veçantë bardh e zi, teksa shquhet për stilin dhe paraqitjet që bën.

Foto: Screenshot/YouTube

Kënga e tyre u prit mirë dhe mori reagime të shumta pozitive nga fansat e përdoruesit e rrjeteve sociale.

Njëri nga të përzgjedhurit në këtë kompeticion do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2024. /Telegrafi/