Telegrafi

Mbikëqyrja e punimeve në autostradë mbi 6.8 milionë euro

Në tenderin e shpallur nga ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit, e i cili kishte dështuar dy herë, për mbikëqyrjen e punimeve në autostradën Morinë –Merdar ka fituar kompania italiane “Merlino Progeti & Politeecnica” e cila kishte ofruar çmimin më të lirë.

Ajo për ketë punë nga Ministria e Transportit do të paguhet hiq më pak se 6 milionë e 875 mijë euro.

Përfundimi i punimeve të autostradës pritet të bëhet brenda 36 muajve ditë pune, për derisa kostoja e saj do të jetë prej 700 deri në 800 milionë euro, nëse ndërtohet pa tunele. /Telegrafi/