Site icon Telegrafi

Mbikëqyrësi i burgut të Shtipit kapet duke marrë ryshfet nga i burgosuri

Burgu i Dubravës /Foto: Ridvan Slivova

Sektori i Punëve të Brendshme deri te Prokuroria Publike Shtip ngriti akuzë penale kundër B.B (30) nga Shtipi për shkak të dyshimeve të bazuar se ka kryer vepër penale “marrje e ryshfetit”.

“I akuzuari i punësuar si person zyrtar mbikëqyrës i Entit ndëshkimor-përmirësues Shtip gjatë muajit shtator të këtij viti, nga personi i burgosur ka kërkuan para në vlerë prej 150 eurove, në mënyrë që t’i jep telefon celular, edhe pse nga ana e drejtorit të Entit ndëshkimor-përmirësues Shtip ka pasur urdhër ku ndalohet futja dhe shfrytëzimi i telefonave mobile nga ana e personave të dënuar”, thonë nga MPB-ja përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata shtojnë se i burgosuri ka paraqitur te drejtori se personi B.B secilën ditë ka ushtruar presion ndaj tij, që t’i sjell prodhime të shumta dhe t’i jep para.

“Më 05.10.2018 i paraqituri ka marrë 150 euro nga i burgosuri, para që janë përpunuar nga krim teknika, me çka menjëherë është arrestuar”, shtojnë nga MPB.

Gjyqtari i ka shqiptuar personit B.B paraburgim prej 30 ditësh./Telegrafi/

Exit mobile version