Telegrafi

I mbijetuari nga aksidenti i mbrëmshëm është 17 vjeçar

I mbijetuari i aksidentit të mbrëmshëm është një 17 vjeçar i cili aktualisht ndodhet në QKUK, ku po trajtohet.

Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi e ka konfirmuar rastin për “arbresh.info” duke thënë se personat e vdekur janë të moshës 53 vjet dy meshkuj, një femër 50 dhe një tjetër 47 vjeçe.

“Janë 4 persona që kanë humbur jetën, një është i lënduar. Dy meshkuj janë të datëlindjes 1964, një femër 1967 dhe një tjetër 1970. Ndërsa në gjendje të rëndë është një mashkull i datëlindjes 2000”, tha Krasniqi.

“Arbresh.info”, ka provuar të kontaktoj edhe Emergjencën por ende nuk ka marrë përgjigje për gjendjen e të mbijetuarit.

Aksidenti i pasmesnatës ka ndodhur në kryeqytet, saktësisht në mbikalimin në Lakrishte, në hyrje të Prishtinës. Aksidenti ka ndodhur pasi vetura e tipit “Audi” me targa gjermane.