Telegrafi

Mbijeton rënien prej rreth 30 metrash

Nafakalia Tom Sobieski, 39-vjeçar, ka rënë nga pothuajse 30 metra lartësi pasi që ka rrëshqitur nga ballkoni i ndërtesës së tij në qytetin Sopot, në bregdetin baltik.

Por ai ka pësuar me vetëm një krah të thyer dhe një bri, pasi që ka rënë në dyshekët e hedhur.

Një zëdhënës i shërbimit të ambulancës, e cila e dërgoi atë në spital ka thënë: "Dikush i kishte hedhur tre dyshekë dhe i kishte lënë të shtrirë përtokë me qëllim që t’i largojë më vonë”.

"Ata amortizuan rënien e tij, e edhe pse ai mbeti me disa brinjë të thyer prapëseprapë mbetet një individ shumë me fat", ka përfunduar zëdhënësi.