Site icon Telegrafi

Mbijeton Qeveria e Tsiprasit, hapet rruga për ratifikimin e marrëveshjes së Prespës

Qeveria e kryeministrit grek Alexis Tsipras e mbijetoi votimin për mosbesim dhe me 151 vota “për” mori mbështetjen nga Kuvendi grek.

Siç raportojnë nga AIM, ashtu siç pritej përveç deputetëve nga “Syriza”, për besim të qeverisë votuan katër deputet të pavarur dhe dy nga “Grekët e Pavarur”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të gjithë deputetët e partive opozita si “Demokracia e Re”, “Lëvizja për ndryshim”, “Agimi i artë”, “Reka”, Partia komuniste Greke, votuan “kundër”.

Pas marrjes së besimit nga Kuvendit, përqendrimi i Qeverisë greke shkon drejt marrëveshjes së Prespës dhe deputetëve që do të votonin për ratifikim./Telegrafi/

Exit mobile version