Site icon Telegrafi

Mbijeton mbi një sondë akulli, bashkë me arinjtë polarë

17-vjeçari ishte për gjah, bashkë me xhaxhain e tij, në momentin kur sonda e akullit ishte ndarë në dysh – dhe ai kishte mbetur bashkë me arinjtë, ndërsa copa ku qëndronte xhaxhai i tij, kishte lëvizur në drejtim krejt të kundërt.

Djaloshi ka qenë i armatosur me një pushkë gjuetie, dhe ka shtënë drejt ariut – mirëpo mediat kanadeze nuk bëjnë të ditur nëse edhe e ka vrarë atë.

Mbi këtë sondë të akullit, djaloshi ka qëndruar plot 24 orë, dhe atë në temperaturë prej – 20 gradë Celsius. Atë e ka gjetur një ekuipazh shpëtimi me helikopter – 45 km në detin e hapur.

Më pas ai është dërguar me urgjencë në spital, për shkak të hipotermisë dhe të ftohtit që ka përjetuar. /Telegrafi/

Exit mobile version