Telegrafi

Mbijeton foshnja e lindur gjatë lundrimit, katër javë para kohe

Emily Morgan nga Utah e Shteteve të Bashkuara, ka thënë se e ka mbështjellë djaloshin me shumë peshqir dhe me ndihmën e stafit mjekësor, e ka mbajtur atë gjallë, transmeton Telegrafi.

Anija ka bërë ndalje emergjente në Porto Riko, ku kanë qenë duke pritur një grup mjekësh, të pajisur me inkubator.

Mjekët nuk kanë pritur që Morgan të mbijetojë, por ndalesa e shpejtë e anijes dhe intervenimi adekuat, ka bërë që ai të jetë gjallë.

Mësohet se ai dhe nëna tij, janë në gjendje të shkëlqyer, në një spital të Floridës. /Telegrafi/