Site icon Telegrafi

Mbijetojnë vetëm më të fortit: Ushtarët e Jugut dhe ata amerikanë kryejnë stërvitje afër kufirit me Korenë e Veriut (Foto/Video)

Lojërat Olimpike Dimërore në Korenë e Jugut mbahen në shkurt dhe vendi ka kryer një sërë ushtrimesh me qëllim që t’u përgjigjen sulmeve të mundshme terroriste.

E ushtarëve të Koresë së Jugut, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi u janë bashkuar edhe kolegët e tyre amerikanë.

Po sipas mediave, më shumë se 400 pjesëmarrës simuluan një përgjigje ndaj situatave që kishin të bënin me mbajtjen e pengjeve, përplasjen e një makine mbi këmbësorët, një dron në të cilin ishte një bombë dhe të tjera raste rreziku.

Në këtë kontekst, bëhet e ditur se oficerët e policisë dhe zjarrfikësit ishin në mesin e 420 njerëzve që morën pjesë në stërvitje, të mbajtur para stadiumit olimpik në Pyeongchang, vetëm 80 kilometra larg kufirit me Korenë e Veriut.

Stërvitjet e gjera ushtarake anti-terror Pyeongchang u mbajtën disa ditë pasi ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara tha se nuk është e sigurt nëse atletët amerikanë do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore, duke pasur parasysh tensionet në rritje në mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut.

Këto stërvitje ushtarake dimërore të filluara më 4 dhjetor thuhet se do të zgjasin deri në 22 dhjetor marinsat e Koresë së Jugut dhe Shtetet e Bashkuara po testojnë aftësitë e tyre në kushte ekstreme. /Telegrafi/

Exit mobile version