Site icon Telegrafi

I mbijetoi rrëzimit nga kati i 19-të, ra mbi veturën e parkuar që e shkatërroi – burri nga Rusia vazhdoi këndimin rrugës për në spital

Një burrë nën Rusi i mbijetoi rrëzimit nga kati i 19-të i ndërtesës, pasi përfundoi i përplasur mbi një veturë të parkuar.

Në videon e publikuar nëpër rrjetet sociale, shihen pjesëtarët e shpëtimit në qytetin Voronez duke ndihmuar viktimën, që me gjasë ishte i dehur, transmeton Telegrafi.

Media të caktuara në Rusi raportojnë se ai madje ishte hedhur vetë nga kati i 19-të i ndërtesës, duke marrë parasysh se ishte nën ndikim të alkoolit.

Bëhet fjalë për një burrë 41-vjeç, i cili sipas dëshmitarëve është parë duke bërtitur nga tarraca e apartamentit në katin e 19-të, ku më pas u rrëzua dhe ra mbi veturën e parkuar Nissan-Trail.

Nuk dihet nëse ishte banor i kompleksit të ndërtesave ku ndodhi incidenti. Në video shihet burri i cili me ndihmën e shpëtimtarëve arrin të ecë deri te auto-ambulanca.

Sipas infermierëve, rrugës për në spital burri vazhdimisht ka kënduar brenda autoambulancës. /Telegrafi/

Exit mobile version