Një burrë rreth të 30-ve është shpëtuar pasi më shumë se tri javë i kaloi në malet e Alaskës, me pak ujë të pijshëm dhe ushqim, shkruan BBC.
Tyson Steel ishte në gjendje të mirë shëndetësore edhe pse e gjetën 32 kilometra larg Skventne, kanë bërë të ditur ekipet e shpëtimit, transmeton Telegrafi.
Ata arritën ta gjejnë vetëm atëherë kur shtëpinë e modifikuar nga dërrasat dhe çadrat, iu përfshi nga zjarri. Ai i mbijetoi temperaturave të ulëta duke ngrënë ushqim të konservuar dhe kishte shumë pak ujë të pijshëm me vete.
Steel madje kishte shkruar në borë “SOS”, mbishkrim ky që sinjalizon ndihmën. E anëtarët e ekipeve të shpëtimit e kishin gjetur kur familjarët e tij të brengosur kërkuan të dinë se çfarë ka ndodhur me të.
Mediat lokale raportojnë se shtëpizën e kishte blerë nga një veteran i luftës së Vietnamit, ndërkaq pasi e pa helikopterin duke i fluturuar mbi kokë, filloi t’i bëjë me dorë.
Kujtojmë që Skventna që ka vetëm 35 banorë gjendet 113 kilometra në veriperëndim të Enkorixh, qyteti më i madh në Alaskë. /Telegrafi/