Telegrafi

I mbijetoi gripit spanjoll, kancerit dhe tani edhe COVID-19, historia e 107-vjeçares nga Minnesota

Tillie Dybing nga Minnesota, në moshën 107-vjeçare ka fituar betejën kundër COVID-19 nga i cili ishte prekur që nga vjeshta, kanë bërë të ditur zyrtarë të shtëpisë së pleqve ku ajo jeton që nga vitit 2015, shkruan CNN.

Sipas saj, kjo nuk është pandemia e parë të cilës i ka mbijetuar. E lindur në vitin 1913, ishte vetëm 5-vjeçe kur pandemia e gripit spanjoll në vitin 1918 preku familjen e saj në një fermë në Dakotën e Veriut, transmeton Telegrafi.

Gjatë jetës, Dybing ka përjetuar shumë humbje, përfshirë vdekjen e motrave dhe vëllezërve në vegjëli si dhe të bashkëshortit në moshën 80-vjeçare.

Megjithatë ajo fitoi betejën edhe ndaj kancerit në mitër në moshën 95-vjeçe, e simptoma e vetme e COVID-19 që i ishte shfaqur kësaj gruaje – ishte lodhja.

“Asgjë në mushkëri. I thanë se nuk ka temperaturë, thjesht flinte tërë kohën”, ka thënë bija e saj Susane Burk. /Telegrafi/