Site icon Telegrafi

I mbijetoi “Gripit spanjoll” dhe 3 luftërave, 113 vjeçarja shërohet nga coronavirusi

Kjo është gruaja më e moshuar në botë e cila ka arritur të fitojë betejën me COVID-19.

Sipas medieve, 113 vjeçarja nga Spanja, nënë e 3 fëmijëve u infektua nga coronavirusi në prill dhe ka qëndruar në vetë-izolim në shtëpinë e saj.

Maria Branyas është me origjinë nga SHBA, San Francisko dhe ka arritur të mposhtë “Gripin spanjoll” në vitet 1918-1919, dy luftërat botërore dhe luftën civile në Spanjë nga 1936-1939.

Sipas asaj që shkruan Daily Mail, ajo do të jetë pjesë e ekzaminimeve se si ka arritur që t’i mbijetojë virusit, duke qenë se kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Maria tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore dhe shprehet se ka kaluar situata edhe më të vështira. /Telegrafi/

Exit mobile version