Jason Hartelius, i cili po shërohet nga coronavirusi, publikoi një video në mediat sociale, ku shfaqet në një prej tualeteve të spitalit, në gjendje të rënduar shëndetësore.
Në një intervistë për CNN, Hartelius tregon se si nuk merrte dot frymë kur kollitej dhe sa e vështirë ka qenë për të kjo periudhë.
“Ndihesha sikur isha nën ujë për një kohë të gjatë dhe dilja në sipërfaqe për të marrë frymë. Dhe kur mendoja se po normalizohej frymëmarrja ime, zhytesha sërish nën ujë”, tha ai për CNN.
“Një natë para se të shkoja në spital isha në këtë gjendje gjatë gjithë natës. Asnjëherë nuk flija sepse nuk më zinte gjumi. Kisha frikë se nëse do të bija të flija do të ndaloja së marri frymë”, shton ai.
Hartelius tregon frikën që kish kaluar në ditën e dytë në spital, thotë se mendonte që do të vdiste.
Ka kaluar një muaj tashmë që prej infektimit me coronavirus dhe ai ende përjeton simptoma të lodhjes. Këshilla e tij për të tjerët në këtë pikë është vetëm të tregohet kujdes, kjo është më e rëndësishmja.
“Mendoni se jeni mirë. Mendoni se keni një rrezik më të ulët. Mund të infektoheni dhe të mos e dini, kështu ktheheni në punë duke menduar se jeni mirë dhe se nuk keni asnjë simptomë. Por, kështu mund t’ja transmetoni personave me të cilët punoni, ata do të sëmuren dhe mund të jenë viktima të këtij virusi. Këtë dua që njerëzit të kuptojnë. Prandaj dhe kam regjistruar këtë video”, thotë ai. /tch/
Jason Hartelius, who had coronavirus, talks about what people need to know about the disease.
“You might get it, not know it, go back to work thinking you’re fine. Never have any symptoms. You could give it to people you work with who could get very sick or die.” pic.twitter.com/W3sB0qSPnO— CNN This Morning with Kasie Hunt (@CNNThisMorning) April 17, 2020