Spektakli “American Got Talent” vazhdon të sjell çdo herë performanca interesante, të cilat gjithnjë emocionojnë publikun.
Njëra ndër to, është performanca e një vajze të quajtur Kechi, e cila ka emocionuar publikun me paraqitjen e saj.
Kechi këndoi këngën “Conqueror”, duke i mahnitur të gjithë me interpretimin e saj.
“Kechi, të dua. Gjithçka rreth teje ishte perfekt, kjo nuk ishte një këngë, ishte një himn”, tha Simon Cowell pas mbarimit të performancës.
“Ti je një artiste, jo konkurrente”, kishte përfunduar ai.
Ndërkohë që 27 vjeçarja ka siguruar me sukses konkurrimin për në fazën e ardhshme. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=vgK4oKF0Ne8