Një mace fatlume me ngjyrë të zezë, “mrekullisht” i ka shpëtuar 30 plagëve të marra nga pushka.
Macja 3-vjeçe e quajtur Puss-Puss, është gjetur në fillim të këtij muaji e mbuluar në gjak, pasi ishte zhdukur nga shtëpia e saj në Ardleigh, Essex, transmeton Telegrafi.
Ajo ishte dërguar urgjentisht tek veterineri, i cili përmes rreze x zbuloi se ajo ishte shpuar në gjithë trupin e saj nga më shumë se 30 plumba.
Sipas veterinerit, macja fatmirësisht nuk ishte goditur në organe vitale, dhe falë intervenimit të shpejtë është jashtë rrezikut për jetë. /Telegrafi/