Site icon Telegrafi

Mbijetesa në Kosovë nga mbledhja e materialeve të plastikës dhe metalit

Të përballur me diskriminim, shumë pjesëtarë të komunitetit rom në Kosovë, mbijetesën e sigurojnë duke shitur materiale të plastikës dhe metalit për kompanitë ricikluese. Kjo punë paguhet pak dhe konsiderohet e rrezikshme.

Bujar Maksuti dhe familja e tij kërkojnë materiale plastike dhe të metalit në Prishtinë. Ata i takojnë komunitetit rom.  Siç raporton Radio Evropa e Lirë, kjo është punë që paguhet pak, por është krejt ajo çfarë Bujar Maksuti dhe famija e tij kanë.

“Këtu ne fitojmë 7-8 euro në ditë. Bereqet është. Tetë euro janë të mëdha për mua, që i fitoj çdo ditë’, thotë Maksuti.

Shumica nga mbledhësit e materialeve të riciklueshme në Kosovë, janë romë, ose nga komuniteti ashkali dhe egjiptian.

Ata fitojnë 55 deri në 110 dollarë. Kjo është një e pesta e pagës mesatare në Kosovë, përcjell Telegrafi.

Shumë romë përballen me diskriminim dhe kanë mundësi të pakta të gjejnë një punë më të mirë.

“Është nevojë e madhe për mbijetesë për ata që ushtrojnë këtë profesion.  Nuk është se ata nuk kanë nevojë dhe nuk duan të gjejnë një punë më të ndershme. Është sepse atyre nuk u ofrohet mundësi për të punuar në ndonjë fushë më të mirë’, thotë Bashkim Ibishi, nga OJQ  “Advancing Together”.

Duke kërkuar nëpër kontejnerët e mbeturinave, ata u ekspozohen rreziqeve shëndetësore. Shumë njerëz hedhin mbetje të rrezikshme. Ndërsa mbledhësit si Bujari, nuk përdorin pajisje mbrojtëse.

Më shumë se 40 për qind e ekonomive familjare në Kosovë, nuk janë të përfshirë në grumbullimin e mbeturinave. /Telegrafi/

 

Exit mobile version