Mikel Arteta mbetet i palëkundur në qëndrimin e tij se Arsenali ende ka mundësi ta fitojë titullin, pavarësisht se kanë mbetur 11 pikë mbrapa liderit Liverpoolit.
Shpresat e ‘Topçinvje’ për titull kampioni në Ligën Premier morën një goditje të madhe vikendin e kaluar, pas humbjes befasuese ndaj West Hamit.
Në ndërkohë, Liverpooli e përforcoi pozitën e parë në tabelë duke marrë një fitore të rëndësishme në ‘Etihad’ ndaj Manchester Cityt.
Por, pavarësisht diferencës që është krijuar, Arteta ka refuzuar të dorëzohet, duke insistuar se skuadra e tij mund të prodhojë ende diçka të jashtëzakonshme për t’u shpallur kampion.
Kur u pyet nëse ai është i gatshëm ta pranojë humbjen në garën për titull, Arteta dha një përgjigje të qartë.
“Mbi trupin tim të vdekur. Nëse jo do të shkojë në shtëpi. Matematikisht është ende e mundur”.
“Ju jeni aty, ju duhet të luani çdo ndeshje, papritmas tri ditë më parë ne mund të ngushtonim diferencën. Nuk ka rëndësi, ne duhet të vazhdojmë”.
“Vështirësitë janë më të mëdha se sa tri ditë më parë, por nëse do ta fitosh Ligën Premier duhet të bësh diçka të veçantë”.
“Nëse do ta fitoni Ligën Premier me rrethanat në të cilat i kemi ju duhet të bëni me gjasë diçka që askush nuk e ka bërë në histori të Ligës Premier”, ka thënë Arteta./Telegrafi/