Kosova sot ka shënuar rekord të rasteve me coronavirus, ku në 24 orët e fundit janë konfirmuar 3 mijë e 206 raste të reja.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 11.883 testime, 3.206 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, transmeton Telegrafi.
MSH ka publikuar edhe grupmoshën e personave të infektuar, ku vërehet se grupmosha më e prekur nga virusi është ajo 10 – 19 vjeç, gjithsej raste të konfirmuara 1,012.
Pastaj, grupmosha 40 – 49 vjeç, 515 raste. Grupmosha 30 – 39 vjeç, 500 raste. Grupmosha 20 – 29 vjeç, gjithsej raste 369. Grupmosha 50 – 59 vjeç, gjithsej 308 raste. Grupmosha 60 – 69 vjeç, 205 raste. Grupmosha deri 0 deri në 9 vjeç, 181 raste.
Grupmosha 70 -79, 75 raste, dhe grupmosha 80+, 31 raste të konfirmuara.
Në total numri i rasteve aktive është 15.247.
Ndryshe, në 24 orët e fundit janë dhënë 4.620 doza të vaksinës kundër COVID-19, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.742.039 doza të vaksinës.
Deri më sot 800.754 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, deri më sot janë dhënë 44.143 doza përforcuese dhe 7.866 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Për shkak të rritjes së rasteve me coronavirus, Qeveria e Kosovës ka ashpërsuar masat antiCOVID, ku pas orës 22:00 në të gjithë vendin vlen ora policore. /Telegrafi/