Site icon Telegrafi

Mbi tre mijë qytetarë aplikuan për subvencione për biçikletë në Bashkinë e Shkupit

Për shkak të interesit të madh për subvencionim të blerjes së biçikletave të reja dhe përmbushjes së mjeteve të parapara, Bashkia e Shkupit njoftoi se thirrja publikuar tashmë është e mbyllur.

Thirrja publike u shpall më 19 prill ndërsa aplikimi bëhej onlajn. Që nga shpallja e thirrjes publike deri tani kanë aplikuar 3.057 qytetarë.

“Qytetarët shfaqën interesim të madh për këtë projekt dhe me këtë edhe ndërgjegje të lartë për mbrojtjen e mjedisit jetësor”, thonë nga Bashkia e Shkupit.

Në buxhetin e Bashkisë së Shkupit për vitin 2021 për subvencione për biçikleta janë paraparë 8.5 milionë denarë. Gjatë tre viteve të kaluara, Bashkia e Shkupit ndau mbi 10 mijë subvencione për qytetarë që kanë blerë biçikleta./Telegrafi/

Exit mobile version