Site icon Telegrafi

Mbi tetë vjet burgim dhe 2.200 euro gjobë për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Dega Kaçanik, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit J.B. A.H., Ç.L. dhe A.L.. shtetas të Republikës së Kosovës për veprën penale “vjedhje e rëndë në tentativë” dhe “ bashkëkryerje cenimi i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve”.

Gjykata Themelore në Ferizaj pas administrimit të të gjitha provave, të pandehurin J.B. për veprat penale si në aktakuzë e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej pesë vjet dhe dënim me gjobë në shumë prej 1.200 euro; të pandehurin A.H. e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej një viti e tridhjetë ditë dhe dënim me gjobë në shumë prej 400 euro; të pandehurin Ç.L. e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej një viti e tridhjetë ditë dhe dënim me gjobë në shumë prej 400 euro dhe të pandehurin A.L. me dënim burgimi në kohëzgjatje prej një viti dhe dënim me gjobë në shumë prej 200 euro.

Të pandehurit akuzohen se gjatë vitit 2020 – 2021, në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje, kanë kryer 12 vjedhje të rënda, përkatësisht të pandehurit në vende dhe kohë të ndryshme kryesisht në shtëpi, lokale dhe ordinanca.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt. /Telegrafi/

 

Exit mobile version