Mike Hutton qëndroi mbi re, i kapur për shkëmbin që ndodhet në Peak Distrikt të Anglisë.
Alpinisti 47-vjeçar që ishte duke e vizituar atë zonë malore, vendosi të dilte jashtë masivit që është i lartë 400 metra, teksa arriti vet ta shkrepte imazhin, transmeton Telegrafi.
Para se të ngjitej në pjesën e thepisur, ai e vuri kamerën përballë, që kishte në kuadër hapësirën ku ai do të lëvizte.
“Kam disa vite që i mbledh të gjitha elementet, për të bërë një fotografi të përkryer dimërore”, ka thënë Hutton.
Veprimi tij është pëlqyer shumë, por nuk rekomandohet të provohet prej të tjerëve, pasi ai është alpinist profesionist. /Telegrafi/