Site icon Telegrafi

Mbi pesë milionë të infektuar me COVID-19 në Indi

India tani ka regjistruar më shumë se pesë milionë raste të konfirmuara të coronavirusit.

Indianët bëhen vendi i dytë i prekur më keq në botë, por virusi po përhapet shumë më shpejt sesa në SHBA, e cila është në vendin e parë.

Më shumë se 82 mijë njerëz kanë vdekur shkaku i virusin në këtë shtet aziatik, me më shumë se 1.000 njerëz që vdesin çdo ditë, raporton BBC.

Spitalet në shumë qytete nuk po kanë shtretër në repartet e kujdesit intensiv dhe po mungojnë furnizimet me oksigjen.

Ndryshe, qeveria indiane ka theksuar se numri i indianëve që vdesin me COVID-19 në krahasim me madhësinë e popullsisë së saj është shumë më e ulët se në vendet e tjera të goditura keq. /Telegrafi/

Exit mobile version