Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 21.545 raste nga 100.395 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 714 raste të vdekjes.
IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.829 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.002.
Ndryshe, nga Ministria e Shëndetësisë është paralajmëruar ashpërsim i masave për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19.
Në vendin tonë është duke vazhduar trendi i rritjes së rasteve me coronavirus. Vetëm në 24-orët e fundit janë konfirmuar 546 raste të reja, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 714. /Telegrafi/