Telegrafi

Mbi njëmijë persona janë evakuuar nga një teatër në Londër

Mbi një mijë persona janë evakuuar të shtunën nga teatri në qendër të Londrës, për shkak të kërcënimit të sigurisë.

Policia ka bllokuar hapësirën rreth teatrit, ndërsa qindra shikues, aktorë dhe punonjës të teatrit janë evakuuar në afërsi të Muzeut të Luftës.