Telegrafi

Mbi njëmbëdhjetë milionë euro nga tatimi në pronë

Drejtor i Departamentit të Tatimit në Pronë në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave Shkëlzen Morina, tha për Telegrafi se deri në muajin e dhjetë janë grumbulluar nga tatimi në pronë mbi 11 milionë euro.

“Nga tatimi në pronë janë grumbulluar në periudhën janar – tetor 11.016.511 euro.
Komuna e Novobërdës prinë më 7.457 euro ose 4.520 euro më tepër se sa në të njëjtën periudhë te vitit 2009 përkatësish ka rritje për 154 për qind”, theksoi Morina.

Ndërsa komunat të cilat nuk e kanë përmbush planifikimin e paraparë me buxhet komunal, nuk do të kenë mundësinë për t’i realizuar projektet e tyre të cilat i kanë paraparë të realizohen nga këto të hyra vetanake. /Telegrafi/