Kolona të gjata të automjeteve janë raportuar në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, në pikë kalimet kufitare me Serbinë.
Sipas Qendrës për Menaxhim Kufitar (raport i orës 07:49), bashkatdhetarët po përballen me pritje dhe kolona të gjata në dalje të dy pikave kufitare, Dheu i Bardhë dhe Merdar.
Te Dheu i Bardhë pritjet për të dalë nga Kosova janë deri në 40 minuta, kurse kolona e automjeteve është 200-250 metra.
Kurse pritjet më të gjata janë në Merdar, ku për të dalë nga Kosova nga kjo pikë kufitare, bashkatdhetarët po presin mbi një orë, kurse kolona e automjeteve është 800-900 metra.
Në pikat tjera nuk raportohet për pritje e as kolona.
Qytetarët mund të informohen në kohë reale mbi gjendjen në kufi, duke klikuar KËTU. /Telegrafi/