Rastet me coronavirus në Indi tejkaluan një milion, duke regjistruar 34 956 infeksione të reja dhe 687 vdekje në një ditë, sipas të dhënave të lëshuara nga Ministria Federale indiane e Shëndetësisë.
”Numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara që nga fillimi i epidemisë është 1 003 832 dhe ai i vdekjeve 25 602”, deklaroi ministria.
Nga këto, 635 756 ose 63,34 % e pacientëve rezultojnë të shëruar, ndërkohë që ka 342 473 raste aktive, raporton ATSh.
Shkalla e infeksioneve u rrit me ritmin e saj më të shpejtë pasi India filloi të lehtësojë bllokadën në mes të majit.
Kjo përfshin rifillimin e shërbimeve kombëtare të transportit dhe rihapjen e zyrave dhe tregjeve.
Në maj, India ka pasur 100.000 infeksione që kur rasti i parë pozitiv u zbulua në fund të janarit.