Enti Shtetëror për Statistika (ESHS) njofton se numri i qytetarëve të regjistruar ka arritur në një milion.
“Deri në orën 15:00, janë regjistruar 1.000.034 persona”, njoftojnë nga ESHS.
Enti shtetëror për statistikë njofton se regjistrimi zhvillohet sipas rendit dhe intensitetit të planifikuar.
“Qytetarët të cilët kanë dilema dhe paqartësi në lidhje me procesin e regjistrimit mund të paraqiten në Byronë për Regjistrim dhe në numrat e telefonit në ueb-faqen popis.stat.gov.mk.”, shtojnë nga atje.
Nga ESHS thonë se suksesi i këtij operacioni statistikor varet nga të gjithë ne dhe është për të gjithë ne./Telegrafi/