Telegrafi

Mbi një milion iPhone 4S për 24 orë

Sidoqoftë, duhet vënë re se krahasimi që bëhet në mes të iPhone 4 dhe 4S nga vet Apple mund të mos jetë dhe aq i drejtë. iPhone 4S është vënë njëkohësisht në shitje tek të tre operatorët në krahasim me iPhone 4 i cili ishte vënë në shitje vetëm përmes një operatori. Është e logjikshme që më shumë operatorë do të sjellin më shumë shitje, edhe pse shifrat nuk është se përputhen nëse shikohen në këtë logjikë.

Edhe pse Apple nuk ka dhënë një listë të detajuar të para-porosive, AT&T ka thënë të Premten se në 12 orë ka marrë mbi 200,000 para-porosi për iPhone 4S. Kompania sidoqoftë nuk ka dhënë shifrat për gjysmën tjetër të ditës. /Telegrafi/